Celebrities Gossip Music Showbiz

Dyshja më e “zjarrtë” e momentit Bebe Rexha dhe David Guetta kanë një tjetër surprizë për ju!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar para disa ditësh bashkëpunimin e saj më të ri me DJ-in e famshëm, David Guetta. Dyshja kanë publikuar remiksin e këngës “Blue”, në një version të ri të titulluar “I’m Good”. Me t’u publikuar, kënga ka filluar të ngjitet me shpejtësi në krye të top listave në shumë vende të ndryshme të botës. Fansat vlen të theksojmë se janë të mahnitur me versionin e ri.

Pas publikimit të bashkëpunimit në shërbimet e transmetimit të këngëve, si iTunes e Spotify, ata tashmë kanë paralajmëruar edhe ardhjen e videoklipit. 33-vjeçarja ka publikuar një fragment të videos muzikore, në të cilin shfaqet në pishinë. Në dixhiturë, Bebe ka treguar se videoklipi i këngës “I’m good (Blue)” do të publikohet më 16 shtator.

Bebe Rexha, po arrin suksese shumë të mëdha në muzikë. Ajo tashmë ka grumbulluar dhe numëron me miliona klikime në platformat e ndryshme në bazë të krijimtarive muzikore që ka realizuar përgjatë viteve. Kështu ka ndodhur edhe me këngën “Me, Myself & I”, të cilën e solli rreth gjashtë vite më parë në bashkëpunim me G-Eazy.

Bukuroshja tregoi se është shpërblyer nga platforma “Spotify” pasi ka arritur një miliard klikime për këngën e saj. Ndërkaq, një vit më parë rikujtojmë se sipas një sondazhi të bërë nga revista britanike, ‘DJ Mag’, David Guetta, u pozicionua në vendin e parë si DJ më i mirë në botë. Plotësisht e merituar, nuk mendoni edhe ju kështu?! Martin Garrix zuri vendin e dytë në listën e 100 DJ-ve më të mirë në botë.