Celebrities Music Showbiz

Bebe Rexha shënon një tjetër super sukses në karrierën e saj!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha 4 vite më parë publikoi këngën “Meant to be” në bashkëpunim me grupin e muzikës country Florida Georgia Line. Së fundmi diva e muzikës pop ka bërë të ditur se ky projekt muzikor ka arritur 1 miliardë dëgjime në “Spotify”.

31-vjeçarja e ka ndarë menjëherë këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram, duke i falenderuar të gjithë ata që kontribuan në këtë gjë.

Rikujtojmë se së fundmi Bebe ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të disa videove që ka ndarë në Instagram, ku shfaq trupin e saj pa asnjë filtër.

Dua të shikoj trupat tuaj të vërtetë. Ju jeni të bukur. Të shëndoshë. Të dobët. Celulit. Shenja strijash. Palosje. Më dërgoni videot tuaja. Nuk dua gënjeshtra photoshopi. Çdokush është i bukur.

Pavarësisht se artistja është munduar të japë mesazhe të shumta në lidhje me mosparagjykimin, duket se ka akoma njerëz që vazhdojnë ta ngacmojnë atë në lidhje me këtë. Bebe gjithashtu ka bërë një interpretim të mrekullueshëm të “America the Beautiful”, brenda ringut gjatë mbrëmjes së parë të WrestleMania.