Celebrities Showbiz

Bebe Rexha shumë e afërt me Monika Kryemadhin, ja çfarë zbulon për publikun

Që Bebe Rexha dhe Monika Kryemadhi janë kushërira të largëta kjo gjë tashmë dihet, por që të ishin kaq të afërta kjo ishte një suprizë e madhe për të gjithë.

Pas zhgënjimit të zgjedhjeve të 25 Prillit, duket se Kryetarja e LSI-së është arratisur në Los Angeles për pak pushim dhe aty është takuar me këngëtaren me famë botërore, Bebe Rexha.

Dy vajzat e kanë kaluar ditën së bashku duke shëtitur në Los Angeles madje edhe mëngjesin e kanë ngrënë bashkë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Bebe Rexha përmes postimit të një video-jë në Insta Story.

“Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur. Po hamë mëngjes.”