Celebrities Music Showbiz

Bëhuni gati! Capital T dhe Alban Skënderaj po sjellin hitin e rradhës!

Alban Skënderaj mbetet një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Artisti sa vjen e po bëhet edhe më aktiv në muzikë kohët e fundit duke sjellë herë pas here projekte të reja. Vera që kemi para do të jetë mjaft produktive për artistin dhe premtohen projekte të tjera që do të jenë thjesht perlat e rradhës nga ai.

Vetëm pak ditë më parë, Albani ka publikuar një tjetër këngë, të titulluar “Dalëngadalë”. Një këngë mjaft e ndjerë dhe romantike siç e quajti dhe ai. Kjo është një periudhë mjaft e suksesshme për Albanin dhe fansat janë mjaft të kënaqur.

E mesa duket nuk ka të ndalur. Alban Skënderaj dhe Capital T kanë bashkuar sërish forcat për një projekt të ri muzikor së bashku. Këtë gjë e kanë konfirmuar të dy këngëtarët në llogaritë e tyre në Instagram me anë të disa fotove ku siç duket janë duke xhiruar skenat e këngës së tyre të re e cila titullohet “Një natë”.

Në fotot e postuara Alban Skënderaj dhe Capital T shihen të veshur me kostume me ngjyra duke na bërë të mendojmë se edhe kënga e tyre e re do të ketë ritme shumë verore, fiks për kohën në të cilën ndodhemi. Artistët kanë bërë me dije se projekti i tyre i ri do të publikohet më datë 28 Maj.

Nga ana tjetër, muajin e kaluar Capital T na zbuloi dhe një tjetër arritje të tijën. Më herët ai na ka treguar se do të ishte pjesë e një filmi ndërkombëtar, ku ai kishte qenë duke xhiruar prej 6 javësh. Nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, reperi na bëri me dije se ka mbyllur xhirimet dhe nuk mund të ishte më krenar se kaq.

E, tashmë Capital T na zbuloi se do të vijojë xhirimet në një tjetër film ndërkombëtar. Lajmin e bëri vetë të ditur ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.