Celebrities Fashion

Beyonce ka gati surprizën e radhës për të gjithë fansat e saj në mbarë botën me rastin e Shën Valentinit!

Këngëtarja  e njohur Beyonce ka vendosur që t’i mahnisë të gjithë fansat e saj me paraqitjen e fundit.28-herë fituesja e ‘Grammy’ kishte një veshje me lëkurë gjarpri të kuqe teksa shfaqi një sërë pamjesh nga koleksioni në një video dhe foto të reja të postuara në llogarinë e markës së veshjeve në rrjetin social Instagram.

Në fushatën e fundit të këngëtares të “Crazy In Love” u shfaqën edhe aktori Tyson Beckford, modelja Shu Pei, aktorja dhe modelja Karrueche, këngëtarja Troye Sivan dhe komediania Naomi Watanabe. Ndër ‘look’-et e veshur nga bashkëshortja e Jay-Z ishte një trupore me ngjyrë të kuqe dhe dekolte të hapur.

Mbi shpatullën e saj ishte një shall kuq e zi me lëkurë gjarpri dhe në dorë mbante një çantë që përputhej. Këngëtarja e lindur në Houston, dukej mjaft elegante me paraqitjen e saj edhe me flokët e shkurtër.

Kujtojmë që Beyonce filloi linjën e veshjeve sportive në vitin 2016. Koleksioni i ri do të dalë në disa dyqane të zgjedhura më 9 shkurt dhe në mbarë botën më 10 shkurt.

Theksojmë gjithashtu se para pak javësh koleksioni më i fundit ‘Ivy Park x Adidas’ i Beyoncé i quajtur ‘Halls of Ivy’ u lança dhe është i disponueshëm ekskluzivisht në adidas.com. Bashkëpunimi i pestë i shumëpritur mes superyllit të muzikës dhe gjigantit të veshjeve sportive përmban gjithsej 89 veshje, 11 aksesorë dhe katër stile këpucësh. ‘Halls of Ivy’ do të përfshijë gjithashtu veshje për fëmijë.

Linja ka shumë veshje aktive të firmës së Adidas-it si streçe (75 dollarë), kanotjere e shkurtër sportive (75 dollarë), hoodie të shkurtër (85 dollarë) si dhe një pallto të gjatë (300 dollarë). Përveç fustanit me kuadrata (180 dollarë) të krijuar nga vet Beyoncé ka edhe një body latex (70 dollarë), xhaketë (130 dollarë) dhe disa funde.