Celebrities Film & Tv Showbiz

Beyonce performon për herë të parë pas dy vitesh në ceremoninë e çmimeve “Oscar”!

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua edicioni i 94-rt i çmimeve Oscar 2022, ku filmi “Coda” u shpall triumfuesi. Komedia dramatike me regji të Sian Heder është një remake i filmit francez të vitit 2014, “La Famille Bélier”.

Pritjes i erdhi fundi dhe pas shtyrjes së radhës, nga sot kemi listën e plotë të fituesve të çmimeve Oscar 2022, ceremonisë që për shqiptarët u transmetua live në Top Channel. Krahas tre prezantueseve, aktoreve Wanda Sykes, Regina Hall e Amy Schumer, të shumtë ishin yjet e botës së kinemasë e të muzikës që u alternuan në skenë për të dorëzuar statujat e famshme në 24 kategori.

Mbrëmja e madhe u hap me një performancë të një prej yjeve më të mëdhenj të muzikës, pikërisht me Beyonce. Venus dhe Serena Williams ishin prezantueset e para në skenë, duke prezantuar performancën e këngëtares 40-vjeçare, nga e njëjta fushë tenisi në Compton ku mësuan sportin që ato do të dominonin.

Beyonce dha një performancë të fuqishme të “Be Alive” nga kandidati për “Filmin më të mirë”, “King Richard”, të cilin ajo e shkroi bashkë me Dixson. Vajza e këngëtares, 10-vjeçarja Blue Ivy, gjithashtu u pa me nënën e saj, duke mbajtur syze dielli dhe duke qendruar përballë Beyonce-s për një pjesë të performancës.

Vetë Beyonce ishte e veshur me një fustan jeshil neon me pantallona të shkurtra dhe taka në ngjyrë të ngjashme. Ajo kishte vendosur si aksesorë një palë vathë diamanti me shkëlqim ndërsa kërcimtarët e saj kishin veshje të përshtatura sipas këngëtares.

Performanca e këngëtares ishte e para nga katër performancat e Oscars. Billie Eilish gjithashtu performoi këngën e saj të titulluar nga filmi i James Bond, “No Time to Die”, Reba McEntire performoi “Somehow You Do” nga Four Good Days dhe Sebastian Yatra këndoi “Dos Oruguitas” nga “Encanto”. I nominuari i pestë, Van Morrison, nuk ishte në gjendje të performonte “Down to Joy” nga Belfast, për shkak të orarit të tij të ngjeshur në turne.

U raportua për herë të parë javën e kaluar se Akademia ishte në bisedime me Beyonce për të performuar. “Deadline” raportoi se ajo do të performonte vetëm me një performancë të regjistruar paraprakisht nëse interpretuesve të tjerë u jepej opsioni për ta bërë këtë.

Këngëtarja thuhet se nuk donte ‘trajtim të veçantë’ për të performuar, megjithëse është e paqartë se sa nga interpretuesit e tjerë dhanë performancë të regjistruar paraprakisht dhe cilët ishin live. Oscars e vitit të kaluar, e cila u zhvillua si në Teatrin Dolby ashtu edhe në Stacionin Union në qendër të Los Angeles, shfaqën të gjitha performancat e “Këngës më të Mirë Origjinale” të regjistruara paraprakisht.