Celebrities Music Showbiz

Billie Eilish bezdiset nga lajmet që shkruhen për të?!

Billie Eilish është një këngëtare dhe kompozitore amerikane, e cila fitoi vëmendjen e publikut në vitin 2015 me këngën e saj ‘‘Ocean Eyes’’. Por duket se kjo vëmendje tashmë nuk i pëlqen më këngëtares. Billie shprehet se e gjen prezencën e saj në internet super “bezdisëse” dhe e kupton se pse.

Këngëtarja e “Getting Older” tha se një gjë që ajo ende po përpiqet të kuptojë është prania e saj në internet dhe se është “e vështirë” të shikosh vazhdimisht postime për veten në internet. Në një intervistë për revistën i-D, ajo i tha reperit Stormzy se:

Më pëlqen interneti. Më pëlqejnë memet dhe gjërat e tilla. Por pavarësisht se çfarë bëj, nuk mund ta shmang veten. Unë jam kudo. Më vjen keq për të gjithë njerëzit që më urrejnë sepse as ata nuk mund të më shmangin.

Eilish vuri në dukje se asaj nuk i pëlqen të lexojë postime në lidhje me të. Këngëtarja shprehet e revoltuar që mediat shkruajnë për të. Ajo vijoi:

Unë dua të bëj muzikë, por është qesharake.     

Ajo pyet se përse njerëzit kanë nevojë të kenë një mendim për gjithçka që bën, thotë ose vesh, apo për mënyrën sesi ajo duket.

Unë thjesht dua të bëj muzikë, jam vetëm një vajzë e thjeshtë që më pëlqen të këndoj. Nuk është aq e vështirë për t’u kuptuar. Thjesht dëgjo muzikën dhe mbylle gojën për jetën time.

Eshtë e pashmangshme të mos flasim për një artiste si Billie, por ajo duhet të mësohet me këtë realitet.

Rikujtojmë se, pas publikimit të albumit të saj më të ri pak muaj më parë, Billie ka edhe një surprizë tjetër. Ajo na ka prezantuar me trailerin e ri të dokumentarit të saj. Në trailerin e lançuar, këngëtarja interpreton pjesë-pjesë këngë të albumit të saj më të fundit në Hollywood Bowl. Një film muzikor i drejtuar nga Robert Rodriguez dhe Patrick Osborne.