Celebrities Music Showbiz

Brenda 24 orëve mbi 4,2 milion klikime/Legjendat Snoop Dogg dhe Eminem sjellin hitin e radhës!

Tani dy ikonat e hiteve Eminem dhe Snoop Dogg po i japin sagës së njohur të NFT dhe Fred një tjetër këndvështrim për bitcoin-et. Për bashkëpunimin e tyre të ri “From the D 2 the LBC”, reperët lançuan një video muzikore që duket pak a shumë si një reklamë e Super Bowl për Bored Ape Yacht Club. Në fakt të dy, edhe Snoop dhe Eminem janë anëtarë të klubit, ku i pari publikoi një këngë të quajtur “BAYC” për sipërmarrjen në fillim të këtij viti.

Kënga e re tashmë është kthyer në një sukses të jashtëzakonshëm sepse në më pak se 24 orë numëron mbi 4,2 milion klikime në YouTube. Videoja muzikore, e drejtuar nga James Larese. Gjithsesi, ka kuptim që Eminem dhe Snoop Dogg të bashkohen për një video muzikore të frymëzuar nga NFT të një kënge plot me rikthime në rini. Tregu i kriptove po arrin fundin, dhe zgjidhja ose mënya e tyre më e mirë është t’i shesin ato token dixhitalë te njerëzit.

Vlen të theksohet gjithashtu se para pak muajsh Eminem ishte së bashku me Snoop Dogg në ngjarjen dhe eventin më të madh që zhvillohet, Super Bowl. Ne të gjithë e dimë se Eminem është një ndër artistët më të shitur të të gjitha kohërave, i cili deri më tani ka shitur më shumë se 220 milionë albume. Eminem është konsideruar si artisti që e popullarizoi Hip-hop në të ashtu quajturën “Middle America”. Mund t’ju duket e çuditshme, por Eminem ka një meritë si thyes barrierash rracore gjithashtu. Pa harruar edhe Snoop Dogg një legjendë në vetvete, i cili me krijimet e tij njihet në mbarë botën. Një natyrë e veçantë, një artist unik që ka arritur të shesë me miliona albume dhe të numëron me miliona klikime për çdo këngë të tij në të gjitha platformat muzikore.