Botë e Çuditshme Love & Sex

Britaniku braktis gruan dhe fëmijët pasi ra në dashuri me refugjaten ukrainase!

Emigrimi masiv i popullit ukrainas për shkak të luftës, duket se ka ndryshuar rrënjësisht jetën e një familjeje në Britaninë e Madhe. Një 29-vjeçar ka braktisur partneren e tij pasi ra në dashuri me refugjaten ukrainase, e cila u strehua në shtëpinë e tyre.

Tony Garnett dhe partnerja e tij 28-vjeçare morën Sofia Karkadym në fillim të majit, por vetëm 10 ditë më vonë gjithçka ndryshoi për çiftin. Babai i dy fëmijëve është larguar me 22-vjeçaren ukrainase, me të cilën pohon se është dashuruar menjëherë dhe se ka vendosur të kalojë pjesën tjetër të jetës me të. Sofia nga ana tjetër, e cila u largua nga qyteti i Lviv, e ka quajtur gjithçka një dashuri me shikim të parë.

Tony ka rrëfyer për “The Sun”, se 22-vjeçarja ishte personi i parë që ka kontaktuar në një faqe në “Facebook”, ku ofronte strehimin e të paktën një refugjati ukrainas. Që nga fillimi i luftës, miliona ukrainas janë larguar për shkak të pushtimit rus, duke gjetur strehim në vende të tjera.

Rikujtojmë, se kriza e Ukrainës tërhoqi vëmendjen në Kanë të premten, pasi një protestuese gjysmë e zhveshur, e lyer me blu dhe të verdhë, doli në tapetin e kuq. Gruaja e paidentifikuar hoqi fustanin e saj duke zbuluar ngjyrat e flamurit ukrainas, me fjalët “stop përdhunimit” të vendosura në bark dhe gjurmët e kuqe të duarve në të pasmet e saj.

Zyrtarët e sigurisë arritën ta mbështillnin me shpejtësi me një xhaketë, dhe arritën ta largonin nga tapeti i kuq. Të ftuarit dukeshin të hutuar ndërsa muzika e festivalit ndaloi. Nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shpallur personi më me ndikim në botë për vitin 2022, sipas sondazhit të revistës “Time”.