Celebrities Gossip Showbiz

“Çapaçulat e nënës…”, e ëma e Luizit i dërgon mesazh, ja çfarë shkruan ajo!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme banorët janë ulur në dhomën e ndjenjes për të lexuar mesazhet nga publiku përmes “Big Love”. Ditën e sotme mes shumë mesazheve nga mbështetësit e tyre, njëri ishte shumë më i veçantë, pasi ishte nga e ëma e Luizit.

Përshëndetje çapaçulat e nënës, jeni shumë të mirë, Zoti ju ruajtë të gjithëve dhe Zoti është i madh që bëri bashkë Luizin me Oltën në një bluzë hahaha. Më keni kënaqur, nëna e Luizit nga New York.  Angjelina Ejlli

Ditën e sotme duket se Qetsori dhe Olta e kanë prishur përfundimisht aleancën e tyre, pasi ata kanë diskutuar në oborr edhe në prezencën e banorëve të tjerë. Ndër të tjera Qetsori e ka akuzuar Oltën se në një moment ka pasur qëllim të hynte në tualet teksa ai ndodhej aty. Këtë gjë Olta e ka mohuar kategorikisht.