Celebrities Music

Capital T vjen me një këngë dashurie!

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

Me anë të një postimi në Instagram, Capital T ka treguar se projekti i tij më i ri muzikor është gati dhe se do të publikohet sot në orë 17:00. Kënga e re titullohet “Për Dashni” dhe mund të themi se ka të bëjë me dashurinë thënë kjo nga vetë titulli. Nuk e dimë nëse Kapo këtë surprizë për ndjekësit e tij ia ka dedikuar dikujt apo ndoshta po sjellë për ta diçka më ndryshe.

Më në fund albumi i shumëpërfolur i Capital T, “Heart Broken Kids”, është publikuar i gjithi në YouTube ku do ta kemi mundësinë të gjithë për ta dëgjuar. Padyshim një hap goxha i madh në karrierën e tij, albumi i publikuar i Kapos tërhoqi të gjithë vëmendjen e publikut. Impakti ka qenë i madh dhe komentet mjaft pozitive e, fundja nuk prisnim ndryshe nga Kapo.

Por së fundmi Kapo sapo na zbuloi dhe një tjetër arritje të tijën. Më herët ai na ka treguar se do të ishte pjesë e një filmi ndërkombëtar, ku ai ka qenë duke xhiruar prej 6 javësh tashmë. Nëpërmjet disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, reperi na ka bërë me dije se sapo ka mbyllur xhirimet dhe nuk mund të ishte më krenar se kaq.