Lifestyle Love & Sex

Çdo gjë ndodh për një arsye! Ja pse tradhëtojnë meshkujt dhe femrat…

Një studim i ri sugjeron se arsyet se përse dikush tradhëton mund të dallojë në bazë të gjinisë. Një anketim i cili ka përfshirë 2.000 amerikanë dhe evropianë, ka zbuluar se arsyet prapa tradhëtisë te meshkujt dhe femrat janë krejtësisht ndryshe. Kur ishin pyetur se përse e kishin tradhtuar lidhjen, femrat amerikane dhe ato evropiane e kishin pasur përgjigjen e njëjtë: Ndiheshin se partneri nuk po u kushton vëmendje mjaftueshëm!

Pra shumica e arsyetimeve se përse gratë tradhtojnë kanë qenë të ngjashme mes tyre, duke thënë se personi me të cilin e kanë tradhëtuar partnerin ka qenë gjithmonë aty për to dhe se gjithmonë kanë pasur dyshime për lidhjen. Por kur meshkujve u është bërë e njëjta pyetje, përgjigjet kishin qenë më ndryshe. Meshkujt evropianë dhe amerikanë kishin thënë se e kishin tradhëtuar partneren për shkak se dikush tjetër kishte qenë shumë atraktive/joshëse!

Arsye të tjera se përse meshkujt kanë tradhëtuar, kanë qenë mungesa e seksit të mjaftueshëm në lidhje, janë ngacmuar shpesh nga femra atraktive, etj. Duke u bazuar në këtë anketim, ekspertët thonë se meshkujt janë më të përqendruar në aktin e tradhëtisë fizike, ndërsa femrat tradhtojnë emocionalisht!

Përndryshe, autorët e studimit kanë treguar se gratë kanë më shumë vetëkontroll sesa meshkujt. Të tradhëtoni njeriun që dashuroni asnjëherë nuk është e lehtë por ndonjëherë gjërat thjesht ndodhin dhe ju më pas pendoheni. Kjo gjë padiskutim që të shkakton ndjenja të çuditshme dhe ndihesh gjatë gjithë kohës i/e shkatërruar emocionalisht.

Besimi është një pikë kyçe e një lidhjeje të fortë, por nuk mund të fitohet lehtë. Dhe në momentin që thyhet është shumë e vështirë për t’u fituar. Kur mendoni për rrethana që mund t’ju çojë në humbjen e besimit mund t’ju shkojë në mendje tradhëtia, por nuk është e vetmja formë e thyerjes së besimit. Mund të jenë premtimet jo të mbajtura, mungesa në momentet kur partneri/ja ka patur më shumë nevojë, gënjeshtrat apo manipulimi.

Nëse dikush ju thyen besimin mund t’ju bëjë të ndiheni të lënduar, kjo mund t’ju nxisë ta shihni marrëdhënien dhe partnerin tuaj në një mënyrë tjetër. Nëse doni të përpiqeni të rindërtoni besimin, në këtë link ju tregojmë disa pika të mira ku mund të filloni.