Love & Sex

Si të rindërtoni besimin në çift pasi është thyer?

Besimi është një pikë kyçe e një lidhjeje të fortë, por nuk mund të fitohet lehtë. Dhe në momentin që thyhet është shumë e vështirë për t’u fituar.

Kur mendoni për rrethana që mund t’ju çojë në humbjen e besimit mund t’ju shkojë në mendje tradhëtia, por nuk është e vetmja formë e thyerjes së besimit. Mund të jenë premtimet jo të mbajtura, mungesa në momentet kur partneri/ja ka patur më shumë nevojë, gënjeshtrat apo manipulimi.

Nëse dikush ju thyen besimin mund t’ju bëjë të ndiheni të lënduar, kjo mund t’ju nxisë ta shihni marrëdhënien dhe partnerin tuaj në një mënyrë tjetër.

Nëse doni të përpiqeni të rindërtoni besimin, në këtë artikull ju tregojmë disa pika të mira ku mund të filloni.

Merrni në konsideratë arsyen që fshihet pas gënjeshtrës ose tradhëtisë

Kur ju kanë gënjyer, mund të mos ju interesojnë shumë arsyet që qëndrojnë pas saj. Por njerëzit ndonjëherë gënjejnë kur thjesht nuk dinë çfarë të bëjnë tjetër. Kjo nuk e bën zgjedhjen e tyre të drejtë, por mund të ndihmojë të merrni parasysh se si mund të kishit reaguar ju në vendin e tyre.

Sigurisht, partneri juaj mund t’ju ketë tradhtuar për të mbrojtur veten, por ata mund të kenë pasur një motiv tjetër. A po përpiqeshin t’ju mbronin nga lajmet e këqija? Të rregullonin një situatë jo të mirë ekonomike? Ndihmonin një anëtar të familjes?

Çfarëdo që të ketë ndodhur, është e rëndësishme të bëhet e qartë se ajo që ata bënë nuk ishte në rregull. Por njohja e arsyeve prapa veprimeve të tyre mund t’ju ndihmojë të vendosni nëse jeni në gjendje të filloni të rindërtoni besimin që keni ndarë dikur.

Komunikoni, komunikoni, komunikoni

Mund të jetë e dhimbshme ose e pakëndshme, por një nga pikat kryesore të rindërtimit të besimit pas tradhëtisë është të flasësh me partnerin tënd për situatën.

Vendosni pak kohë për t’i thënë qartë:

si ndiheni për situatën e krijuar;
pse tradhëtia ju lëndoi;
çfarë ju nevojitet prej tyre për të rindërtuar urat e besimit;

Jepuni atyre një shans për të folur, por kushtojini vëmendje sinqeritetit të tyre. A kërkojnë falje dhe duken vërtet të penduar? Apo janë mbrojtës dhe të gatshëm të pranojnë tradhtinë e tyre?

Ju mund të ndiheni emocional ose të mërzitur gjatë kësaj bisede. Këto ndjenja janë plotësisht të kuptueshme. Nëse e ndieni veten jo komod për të vazhduar komunikimin në një mënyrë produktive, bëni një pushim dhe kthejuni diskutimit më vonë.

Përpiquni të falni

Nëse doni të rregulloni një marrëdhënie pas një tradhtie, falja është thelbësore. Jo vetëm që do të duhet të falni partnerin tuaj, por gjithashtu mund të duhet të falni edhe veten.

Fajësimi i vetes në një farë mënyre për atë që ka ndodhur mund t’ju mbajë të mbërthyer dhe të ndikojë në vetbesimin tuaj. Kjo mund të dëmtojë shanset e rimëkëmbjes së marrëdhënies tuaj.

Në varësi të tradhtisë, mund të jetë e vështirë të falësh partnerin dhe të shikosh përpara. Por përpiquni të mbani mend se falja e partnerit tuaj nuk do të thotë që ajo që ata bënë ishte në rregull. Përkundrazi, ju po e fuqizoni veten që të pajtoheni me atë që ka ndodhur dhe ta lini atë në të kaluarën. Po i jepni partnerit tuaj një shans të mësojë dhe të rritet nga gabimet e tij.