Celebrities Gossip Showbiz

Ceremoni përrallore! Ja pamjet brenda dasmës së Fjolla Morinës…

Fjolla Morina edhe pse ndodhet në arrati nuk ka ngurruar asnjë moment të postojë foto e video në llogarinë e saj në Instagram. Madje ditën e djeshme ajo dhe Fisniku i kanë thënë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit dhe nuk do ta besoni se ku!!!

Bëhet fjalë për vendin e ëndrrave në Maldives…

Ka qenë Fjolla ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga momenti kur Fisniku i kishte propozuar për martesë. Pasi e ka marrë Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku i është ulur në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar.

Por, nuk ka mbaruar me kaq, pasi Fjolla jo vetëm që tha “Po”, por veshi edhe fustanin e bardhë të nusërisë në Maldive, duke kurorëzuar kështu me martesë dashurinë e tyre. Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale disa video ku shihet e veshur me fustanin e bardhë e po ashtu Fisniku me kostumin e dhëndrit.