Edhe pse eksperienca e tij në Big Brother ishte shumë e shkurtë, moderatori dhe gazetari Drini Zeqo ka rrëfyer se reagimet që ka marrë pas eksperiencës, ishin të jashtëzakonshme. Në një intervistë sot në “Ftesë në 5”, Drini tregoi se ajo çka fitoi më shumë pas asaj eksperience, ishte lidhja me publikun e gjerë.
Me rrëfimin që preku gjithë ndjekësit e Big Brother gjatë spektaklit të së shtunës, Drini tha sot se ndihet mirë me atë që tregoi. Madje, tregoi edhe reagimin e së motrës pasi ndërpreu garën dhe u kthye në shtëpi.
Problematikat e motrës, janë një gjë shumë e shpeshtë kudo, por që pak flitet. Fillon me ca shenja të vogla për tu agravuar. Ndonjëherë nisin me atë lodhjen, për të vazhduar te situata që nuk do të kesh kontakte me botën jashtë dhe është i nevojshëm kontakti me mjekun. Ne jemi në një situatë, ajo është një vajzë e rritur që është e pjekur mjaftueshëm për ta trajtuar, kjo është gjysma e punës, eksperienca ime prej 12 vitesh, gjysma e punës është të pranosh që ke një problem. Më ka ndodhur një proces shumë i çuditshëm, sa shumë njerëz më ka thënë sa mirë bëre që fole për këtë se shumë njerëz kanë frikë dhe ankth që ta pranojnë. Gjithë kjo vala e madhe e kësaj mbështetjes, lidhet me faktin se njerëzit e kanë të vështirë ta pranojnë. Ajo më shihte, ishte e kënaqur, madje po e shijonte. Atë dit e gjeta duke parë Big Brother dhe u habit, nuk e priste që kisha vendosur të lija Big Brother. E përqafova. Vendosa t’i qëndroja afër,
Nëse do të rikthehej në Big Brother, Drini tha se do të ndryshonte sjellje për Ilnisën.
Do të shmangia Ilnisën. Mendoj që po bën një lojë, larg mënyrës sesi e kisha përfytyruar. Kisha perceptuar një sjellje tjetër, në pozicionin e një gazetareje…