Gossip Showbiz

Çfarë fshihej pas mikrofonit të Georgina Rodriguez-it në ndeshjen Portugali-Belgjikë?

Tanimë është e ditur që ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme dhe më të komentuara të showbiz-it. Bukuroshja nuk mungon asnjëherë në ndeshjet e tij. Në ndeshjen Portugali-Belgjikë, 27-vjeçarja qëndronte në rreshtin e parë të stadiumit dhe ajo që u vu re ishte që poshtë kanotjerës së saj të bardhë modelja kishte një mikrofon të zi i cili dukej mjaft lehtësisht.

Sekreti i këtij mikrofoni është për shkak të një dokumentari që do të dalë në “Netflix” dhe do të zbulojë gjithçka rreth jetës së çiftit, sipas gazetës gjermane “Bild”. Antena do të bëjë të mundur regjistrimin e të gjitha bisedave që ndodhin mes tyre, qofshin në shtëpi, në fushë apo diku tjetër, ku potagoniste do të jetë Georgina Rodriguez.

Influencuesja e famshme e Instagram-it, së shpejti do të sjelli një dokumentar të ri në gjuhën spanjolle për jetën dhe karrierën e saj si një yll i mediave sociale. Georgina e bëri të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Instagram duke thënë se ishte shumë e emocionuar dhe e lumtur për projektin e ri.

Rikujtojmë, se dyshja e njohur kanë një fëmijë së bashku, vajzën 3-vjeçare Alana Martina, por Rodriguez rrit edhe tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, binjakët e birësuar Eva dhe Mateo, si dhe djalin e madh, Cristianinho 10-vjeç.

Ndërkaq, vlen për t’u theksuar se Portugalia nuk arriti të kalonte pengesën belge në fazën e 1/8 të “Euro 2020”, duke u eliminuar kështu nga gara.

Kjo humbje nuk e ka mërzitur aspak Georgina-n dhe këtë na e vërteton vetë ajo me postimet e saj. Ajo ka lajmëruar nëpërmjet një video në Instastory se është gati më shumë se kurrë për të nisur pushimet verore.