Love & Sex

Studim/A është e rrezikshme të kryesh marrëdhënie seksuale kur je shtatzënë?!

Sipas një studimi të bërë së fundmi ka marrë përgjigje edhe pyetja nëse është apo jo e rrezikshme që të kryesh marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë. Edhe pse seksi është gjëja e fundit që të vjen ndërmend kur je shtatzënë, kjo varet nga hormonet, ndaj nëse ke dëshirë të kryesh marrëdhënie, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi. Sipas ekspertëve, mund të bësh seks sa të duash!

Të kryesh marrëdhënie seksuale përfundimisht diçka e sigurt, në një shtatzëni normale. Nëse shtatzënia ka komplikime, marrëdhënia seksuale nuk është zgjedhja më e mirë. Prof.Dr. Mary Jane Minkin shpjegon se:

Është thuajse e pamundur që seksi në shtatzëni të shkaktojë abort. Marrëdhëniet e rregullta seksuale nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënisë.

Sidoqoftë, duhet të merret edhe një aprovim nga ana e mjekut, sepse mund të ketë ndërlikime që e bëjnë të rrezikshëm atë. Dhe si përfundim, bebja nuk i ndjen “gudulisjet”.

Mund të përmendim gjithashtu se studiuesi Daniel Pink në librin “Shkenca e kohës” thotë se ka një kohë të saktë për të bërë gjithçka. Edhe seksi, është vetëm çështje kohe. Sipas ekspertit të ritmit, Dr.Paul Kelley, koha e përkryer për të bërë seks është saktësisht ora 22:00 në mbrëmje sepse orgazma shkakton lëshimin e oksitocinës, hormoni i lidhur me humorin e qetë dhe rrjedhimisht ju flini shumë më mirë.

Kështu që, seksi gjatë javës vlen vetëm në orën 22.00 të mbrëmjes ose pak minuta pas kësaj, ndërsa gjatë fundjavës ia vlen në çdo orë. Ndërkaq, nëse gjatë fillimit të pandemisë u parashikua se do të kishte një rritje të numrit të lindjeve, askush nuk foli për një rënie të mungesës së intimitetit në çift. Sipas disa studimeve, njerëzit po kryejnë më pak aktivitet seksual që nga izolimi. Një arsye për këtë ulje të dëshirës seksuale mund të ketë të bëjë me zakonet dhe mendimet që kemi marrë gjatë izolimit nga pandemia. Zbuloni më shumë në këtë link.