Horoskopi Lifestyle Love & Sex Sex

Çfarë ju pëlqen më shumë në shtrat, bazuar nga shenja tuaj e horoskopit!

Ju mund të mos mendoni se preferencat e seksit janë të lidhura me shenjën tuaj të horoskopit, por gjithçka të çon përsëri në astrologji, apo jo? Çdo shenjë e zodiakut ka stilin e vet të seksit, duke çuar në lëvizje unike nga shenjat e yjeve. Natyrisht, mund të gjeni kënaqësi duke ndryshuar gjërat dhe duke provuar gjëra të ndryshme në dhomën e gjumit, por astrologjia mund të veprojë si një udhëzues për t’ju ndihmuar të lundroni në ujërat seksuale.

Pra, dëshironi të dini se cili është stili juaj më i mirë, ose çfarë mund t’i pëlqejë partnerit tuaj? Lexoni më poshtë për të zbuluar se çfarë dëshiron në shtrat secila shenjë e horoskopit.

Dashi

Personat e kësaj shenje njihen si persona që duan të udhëheqin në çdo gjë. Nëse partneri juaj është i kësaj shenje, mund të provoni të ndryshoni rolet. Mos e lejoni atë t’ju udhëheqë, por merreni ju situatën nën kontroll. Kjo gjë do të jetë mjaft emocionuese për Dashin.

Demi

Për të thyer monotoninë në dhomën e gjumit, ju mund të përdorni veshje delikate, kryesisht prej mëndafshi. Një veshje provokuese, por njëkohësisht e rafinuar, do të rindezë pasionin tek partneri juaj.

Binjakët

Binjakët janë zakonisht të varur prej teknologjisë dhe thuajse gjithmonë do t’i gjeni me telefona nëpër duar. Provoni t’i dërgoni një mesazh provokues partnerit tuaj dhe vazhdojeni këtë lojë deri në momentin që ju duket e përshtatshme. Kjo gjë do ta argëtojë më shumë një person të kësaj shenje.

Gaforrja

Këta janë persona të cilët vlerësojnë shumë ushqimin dhe vendi i tyre i preferuar është kuzhina. Ju mund të provoni të luani me ta, duke lyer trupin me një nga ushqimet e preferuara të partnerit. Kjo mënyre joshjeje është mënyra më e pëlqyer për një Gaforre.

Luani

Me Luanin, një nga gjërat që funksionon gjithmonë është loja me role. Provoni të vishni një kostum seksi dhe do të keni menjëherë vëmendjen e kësaj shenje.

Virgjëresha

Kjo është një shenjë Toke dhe asgjë nuk e gëzon më tepër sesa ambienti i hapur. Ju mund t’i jepni jetë marrëdhënies tuaj, duke kryer marrëdhënie në një vend të hapur. Normalisht duhet të siguroheni të jetë një vend i fshehtë ku nuk mund t’ju shohë askush.

Peshorja

Shenja e ekuilibrit dhe e harmonisë. Një shenjë e cila zgjon pasionin nëpërmjet relaksit. Përpiquni të jeni në sinkronizim me lëvizjet dhe frymëmarrjen me personat e kësaj shenje dhe çdo gjë do të shkojë shumë mirë.

Akrepi

Akrepi është një shenjë që çdo gjë e bën duke shkuar përtej sipërfaqes. Personat e kësaj shenje vlerësojnë shumë kontaktin me sy dhe nëse ju e bëni këtë gjë gjatë gjithë kohës, kjo do t’i emocionojë akoma më shumë.

Shigjetari

Shigjetari pëlqen çdo gjë që ndodh pa planifikim. Është një nga shenjat që kënaqet me zbulime të reja dhe është gjithmonë gati për të provuar eksperienca të reja. Gjëja më e bukur për një Shigjetar është një takim i paplanifikuar, duke shmangur gjestet tipike romantike të një çifti.

Bricjapi

Personat e kësaj shenje organizojnë gjithçka dhe duan të kenë çdo gjë nën kontroll. Për të bërë një ndryshim në intimitetin tuaj me një Bricjap, kërkojini diçka të papritur. Gjërat e paplanifikuara dhe gjërat të cilat mund të jenë të reja për Bricjapin, do t’ju dhurojnë padyshim një mbrëmje ndryshe.

Ujori

Personat e kësaj shenje, pëlqejnë lodrat e ndryshme. Ujori emocionohet jashtëmase nëse luani me lodra të ndryshme seksuale dhe nëse gjeni mënyra të ndryshme për t’i përfshirë ato në marrëdhënien tuaj.

Peshqit

Si një shenje uji, normalisht fantazia e personave të kësaj shenje mund të shfrenohet nëse lidhet me ujin. Peshqit janë shumë kreativë dhe mjafton t’u bëni atyre një ngacmim të vogël dhe më pas ata do të kujdesen ta sjellin idenë tuaj në jetë.

Nëse jeni në një marrëdhënie prej kohësh, ose sapo keni nisur një lidhje të re, nuk do t’i shmangeni dot mesazheve seksi. Partneri ose partnerja juaj mund t’ju kërkojë foto seksi, provokuese ose edhe nudo fare. Nëse në fillim kjo gjë ju bezdis, mos u mundoni ta ndaloni partnerin që t’ju dërgojë mesazhe seksi, por gjëja më e mirë që mund të bëni është të siguroheni për veten tuaj se ato foto që edhe ju dërgoni mos të përfundojnë në duart e personave të gabuar.