Botë e Çuditshme

Çfarë u gjet në ‘Anijen e Arit’ që u mbyt në 1857…

Zbulohet një thesar me vlerë 100 milionë dollarë nga ajo që njihet si “Anija e Arit”, e cila u mbyt në vitin 1857. Mes sendeve me vlerë është zbuluar një fotografi misterioze e një gruaje, një shifër ari një milion dollarëshe dhe një palë pantallona, ndoshta të bëra nga vetë Levi Strauss, një kompani amerikane veshjesh e njohur në mbarë botën.

Anija mbante gjithashtu 578 pasagjerë dhe ekuipazh, 425 prej të cilëve u vranë në rrënimin e 12 shtatorit 1857. Vetëm 153 pasagjerë, kryesisht gra dhe fëmijë, mbijetuan. Sendet e gjetura në të krijojnë një pamje të rrallë historike të jetës amerikane pak para Luftës Civile. Këto objekte të rralla historike u ekspozuan për herë të parë javën e kaluar që nga zbulimi i tyre.

Vetë Strauss kishte një ngarkesë ari që po transportohej në Amerikën Qendrore. Në rrënojat u gjetën gjithashtu një xhaketë dhe këmishë e brendshme e Brooks Brothers. Disa fotografi u shfaqën gjithashtu, duke përfshirë ‘Mona Lisa e thellësisë’, një grua me një fustan dantelle të hapur dhe kaçurrela. Ari ishte me vlerë 8 milionë dollarë në atë kohë dhe humbja e tij kontribuoi në panikun financiar të vitit 1857, i cili gjymtoi ekonominë amerikane.

Rikujtojmë, se sjë anije romake e fundosur 2 mijë vjet më parë, është gjetur në fund të detit në rajonin jugor të Puglia-s. Zbuluesi ka qenë Fabio Matacchiera, profesor historie dhe i apasionuar pas arkeologjisë, i cili nëpërmjet një GPS të veçantë hartografik, ka bërë zbulimin e jashtëzakonshëm. Fillimisht, ai ka gjetur disa qindra pllaka prej guri dhe objekte të fshehura nën rërë dhe midis shkëmbinjve, në brigjet e Tarantos.