Celebrities Gossip Showbiz

Cher tregon momentet e saj të fundit me Tina Turner para se këngëtarja legjendare të ndërronte jetë!

Së fundmi këngëtarja legjendare Cher ka reflektuar për miqësinë e saj të gjatë me të ndjerën Tina Turner dhe herën e fundit që ka qenë me të. 77 vjeçarja, e përshkroi vizitën e saj të fundit me yllin e muzikës para vdekjes së saj plot të qeshura. Fituesja e “Oscar” kishte udhëtuar në Zvicër ku Tina jetonte që nga viti 1995. Kur ishim bashkë Tina tha:

‘Jam e lodhur’. Pastaj për dy orë ne vrapuam nëpër shtëpi dhe ajo qeshte në mënyrë histerike. Ajo thjesht bërtiste. Ajo është Tina që kam dashur. Kaluam shumë bukur dhe folëm për kohët e vjetra.

Cher dhe Tina e filluan karrierën në muzikë pothuajse në të njëjtën kohë. Të dyja punuan bashkë kur Tina ishte e ftuar në projektin e Cher në vitin 1975, duke kënduar së bashku “Shame, Shame, Shame”. Në një intervistë të vitit 2008 me Oprah Winfrey, të dy mikeshat u ritakuan.

“Herën e parë që unë dhe Tina punuam së bashku, ajo erdhi në studio dhe unë prisja, e dini, Tina Turner”,-shpjegoi ajo. Kur mendoi për performancën e tyre të ardhshme, artistja e ‘If I could Turn Back Time’ tha: “Mbaj mend që mendova: ‘Do të më duhet të kërcej me Tina Turner’. A e dini se si është kjo?”-pyeti ajo. “Është si të kërcesh me një uragan”,-u shpreh artistja.

Të dyja bashkëpunuan përsëri në “Proud Mary” në 1999 me Elton John në Divas Live të VH1 dhe u ribashkuan në prapaskenë në 2008 në Grammy Award. Kënga e Tina Turner e vitit 1984, “What’s Love Got To Do With It”, ka arritur vendin e parë në tabelën e iTunes në SHBA. Disa nga këngët e artistes tashmë të ndjerë kanë arritur gjithashtu majën në tabelë, dhe tetë nga dhjetë këngët më të mira në top-list i atribuohen asaj.