Një familje gjermane e cila prej vitesh ka thyer të gjitha rekordet sa i përket dekorimeve të shtëpisë për Krishtlindje, këtë vit ka shënuar një tjetër arritje të madhe. Susanne dhe Thomas Jeromin e kanë dekoruar shtëpinë e tyre me numrin më të madhe të pemëve të Krishtlindjes.
Krishtlindja e gjen shtëpinë e tyre që ndodhet në perëndim të Hanoverit me 555 pemë Krishtlindjesh. Siç mund të shihet në fotot nga shtëpia që po bëjnë xhiron e rrjetit, shtëpia e familjes Jeromin ka pemë Krishtlindjesh edhe në tualet. Rekordi i tyre i mëparshëm ishte 444 pemë brenda shtëpisë së tyre, për të cilat Susanne tha se iu deshën më shumë se dy muaj për t’i dekoruar.
Rikujtojmë, se qyteti rumun i Krajovës ka befasuar miliona turiste duke u renditur në vendin e parë për tregun e Krishtlindjeve të këtij viti. Në qendër të tregut të Krishtlindjeve është vendosur një pemë 20 metra e lartë e zbukuruar nga 20 milion drita. Ky qytet evropian u shpall “kryeqyteti i festave”.
Zgjedhja u bë mes tregjeve më të famshme të Krishtlindjeve ku e dyta u rendit Londra. Dekorimet festive te fundvitit kanë përfshirë të gjithë qendrën e qytetit te Krajovës. Ajo që e bën të mahnitshme atmosferën festive në Krajova janë vilat magjike të Krishtlindjeve, ku janë pikturuar nga artistët më të talentuar rumunë personazhe të ndryshëm te përrallave ku janë krijuar shtëpi unike, të projektuara posaçërisht nga artistët më të talentuar të qytetit rumun.