Sport

Cila skuadër do të triumfonte në finalen e Kupës së Botës? Ja çfarë tregoi sondazhi i TAR!

Katari “kërceu tango” me Argjentinën që ia doli të triumfojë 4-2 me penallti ndaj Francës, pas 120 minutash dramatike në “Lusail Stadium”, të cilat u mbyllën në barazim 3-3. Lionel Messi ishte padyshim protagonist për bardhekaltrit, duke shënuar dy gola në finalen e madhe, ndërsa te “gjelat” u pa vetëm Kylian Mbappe, që me tripletën e tij ia doli të çojë Francën deri te penalltitë, por aty u shfaq specialisti i tyre, Emiliano Martinez, që priti goditjen e Coman dhe diktoi rrugëtimin e Kupës së Botës.

Natë feste në të gjithë Argjentinën për fitoren e Kupës së Botës në Futboll, nga skuadra e drejtuar nga Leo Messi. Miliona argjentinas qanë, bërtitën dhe përqafuan njëri-tjetrin teksa ndiqnin ndeshjen mes skuadrës së zemrës e Francës, përballje plot me emocione.

Lidhur me finalen e Botërorit ne në Top Albania Radio kishim ngritur një sondazh lidhur me fituesit e natës së madhe. Argjentina apo Franca, cila mendonin ndjekësit e apasionuar të futbollit se do të merrte trofeun e Kupës së Botës? Përgjigjet duken se ‘e parashikuan’ finalen me 70% që u përgjigjën për Argjentinën dhe 30% për Francën.

Ndërkohë ju mund të votoni në sondazhin e ri të TAR për të dhënë mendimin tuaj mbi një tjetër temë. Sipas ekpertëve, një studim i ri ka treguar se 60% e shqiptarëve hyjnë në punë me mik. A jeni dakord me këto rezultate?