Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Cillian Murphy jep një lajm të keq për të gjithë adhuruesit e “Peaky Blinders”!

Aktori i njohur Cillian Murphy festoi një nga shtatë çmimet e Oscar për “Oppenheimer”, por dha edhe një lajm të keq për fansat e serialit “Peaky Blinders”. Murphy, i pari fitues i ‘aktorit më të mirë’ i lindur në Irlandë, tha që nuk do të kthehej kurrë më në rolin e Tommy Shelby. I pyetur pas ceremonisë nëse ishte i lumtur që doli në pension Tommy, të cilin e portretizoi nga viti 2013 deri në 2022, ai tha:

Më pëlqente ta luaja atë. Unë me të vërtetë nuk jam sentimental për punën. Më duket sikur gjëja tjetër është gjëja më emocionuese. Dua të them, ishte një periudhë dhjetëvjeçare në jetën time, kështu që është domethënëse, por gjithmonë ndjej, le të vazhdojmë të ecim përpara.

Ndërkaq, “Oppenheimer” fitoi çmimin për ‘filmin më të mirë’ dhe Christopher Nolan i lindur në Londër, u emërua ‘regjisori më i mirë’ për filmin. Murphy festoi deri në orët e vona të natës me ekipin e “Oppenheimer”, duke përfshirë bashkë-yllin, Emily Blunt. Nga ana tjetër, zhgënjimi më i madh erdhi nga “Barbie”, filmi më i shikuar i vitit të kaluar, i cili nga tetë nominime, ka fituar vetëm një çmim.

Nëse nuk e dini Murphy jeton një jetë të izoluar dhe nuk i pëlqen teknologjia. Aktori jeton në zonën Monkstown të Dublinit, Irlandë me gruan e tij Yvonne McGuinness, me të cilën është martuar që nga viti 2004. Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk ka internet, për të cilën Cillian shpenzoi 1.7 milion euro. Murphy i shmanget përdorimit të teknologjisë në shtëpinë e tij, pa telefon si dhe pa internet. Producentja e filmit Oppenheimer, Emma Thomas e cila gjithashtu është gruaja e regjisorit Christopher Nolan tregoi për periudhën kur tentoi ta telefononte Murphyn në shtëpi për t’i treguar se e kishte fituar rolin kryesor në film.