Celebrities Music Showbiz

Coldplay anulon koncertet, shkak gjendja shëndetësore e Chris Martin!

Vokalisti i Coldplay, Chris Martin po përballet me probleme shëndetësore dhe si rrjedhojë ka anuluar koncertet e ardhshme në Brazil. Lajmin e ka bërë me dije vetë grupi përmes një postimi në rrjete sociale. Mësohet se Martin është prekur nga një infeksion i rëndë në mushkëri. Coldplay njoftoi se:

Me keqardhje të thellë, ne jemi detyruar të shtyjmë shfaqjet tona të ardhshme në Rio de Zhaneiro dhe São Paulo deri në fillim të vitit 2023. Për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri, Chris është vënë nën urdhrat e rreptë të mjekut për të pushuar për tre javët e ardhshme.

Grupi kërkoi falje për anulimin por shtoi se duhet t’i japin përparësi shëndetit të Chris gjatë kësaj kohe sfiduese.

Ne jemi optimistë që Chris do të bëhet mirë pas pushimit mjekësor të përshkruar dhe mezi presim të rifillojmë turneun së shpejti.

Rikujtojmë se Coldplay do të ndalojë regjistrimin e muzikës si grup në vitin 2025, ka zbuluar Chris Martin. Martin e bëri njoftimin në “Radio 2” në një klip pas shfaqjes së tij të Krishtlindjeve me Jo Whiley në të njëjtin kanal. Ai u shpreh se:

Albumi ynë i fundit i duhur do të dalë në vitin 2025 dhe pas kësaj mendoj se do të bëjmë vetëm turne. Ndoshta do të bëjmë disa gjëra bashkëpunuese, por katalogu i Coldplay, si të thuash, përfundon atëherë.