Celebrities

Del në ankand makina e Princeshë Diana-s!

Një Ford Escort, dhuratë fejese për Dianën, princeshë e Uellsit, nga princi Charles, ka dalë në ankand pas 20 vjetësh pasi pronari aktual e mbajti sekret origjinën e makinës. Lady Diana Spencer e mori makinën ngjyrë argjendi 1.6L Ghia të vitit 1981 nga Charles dy muaj para se të martoheshin.

Princesha ndaloi së përdoruri automjetin menjëherë pasi lindi Princin William në 1982 dhe më vonë ajo u ble për 6 000 stërlina nga një tregtar antikesh. Më në fund përfundoi, rreth vitit 2000, me pronarin e saj aktual, një adhurues i familjes mbretërore, që e mbajti atë për dekada pa ua zbuluar historinë miqve të saj.

Lewis Rabett, nga shtëpia e ankandeve “Reeman Dansie” në Colchester, Essex, tha se “makina u zhduk nga sytë e publikut për më shumë se 20 vjet”. Automjeti mban ende targën e tij origjinale WEV 297W dhe ka 83 000 milje në orë, si edhe ngjyrën dhe tapicerinë e tij origjinale.

Ai pritet të kapë midis 30 000 dhe 40 000 stërlina në Ankandin Mbretëror të “Reeman Dansie” më 29 qershor, një muaj përpara 40-vjetorit të ditës së dasmës të Charles dhe Diana.

Së fundmi është bërë e ditur se Princ Harry do të mungojë në eventin në nder të mamasë së tij, princeshë Diana-s e cila do të mbahet më datë 1 korrik, pikërisht në 60-vjetorin e saj. Mungesa e Harry-t mendohet se do të jetë për shkak se bashkëshortja e tij, Meghan Markle pritet të lindë në dy javët e ardhshme.

Rikujtojmë, se “BBC” nuk arriti standardet e saj të larta të integritetit dhe transparencës mbi intervistën e Martin Bashir në 1995 me Princeshën Diana. Është ky përfundimi i një hetimi të drejtuar nga gjykatësi në pension, Lord Dyson. “BBC” ndërkaq ka kërkuar një “falje të pakushtëzuar” pasi një raport zbuloi se metodat mashtruese janë përdorur për të marrë një intervistë ekskluzive me Princeshën Diana të ndjerë.