Auto & Moto

Del në ankand makina ikonike e Michael Schumacher!

Makina legjendare F1 e Michael Schumacher nga sezoni i tij 2000 do të dalë në ankand. Ferrari me të cilin Schumacheri fitoi kampionatin e tij të tretë botëror dhe të parin me Ferrarin, mund të jetë i juaji. Siç raportohet, Ferrari F2000 i vitit 2000 do të dalë në shitje nga data 3 deri më 12 prill.

Makina me motor V-12 u drejtua me fitore nga Schumacher në Çmimin e Madh të Brazilit në vitin 2000. Automjeti mund të arrijë shpejtësi deri në 321 kilometra në orë. Kur Ferrari bëri debutimin e tij në vitin 2000, ai mburrej me aerodinamikë të mahnitshme dhe një motor të ridizajnuar V-10 i cili ul qendrën e gravitetit të makinës.

Rikujtojmë, se makina emblematike e Michael Schumacher në sezonin 2003 të Formula 1 u shit në ankand për shumën e majme të 13.2 milionë dollarëve. Një ankand në Gjenevë të Zvicrës u organizua për makinën e legjendës së Formula 1, me blerësin që ofroi më shumë se 13 milionë dollarë për ta pasur.