Celebrities Gossip Showbiz

Del në shitje shtëpia e legjendës së muzikës Freddie Mercury!

Ish-shtëpia e legjendës së muzikës Freddie Mercury ka dalë në shitje për 30 milionë paund. Garden Lodge në Kensington, në perëndim të Londrës u përshkrua nga Mercury si “shtëpia e tij në Londrën qendrore”. E ndërtuar në stilin neo-gjeorgjian në vitin 1907, shtëpia përfshin një dhomë ngrënie, një dhomë zhveshjeje, një bar, bibliotekë dhe një kopsht të stilit japonez.

Mercury e bleu shtëpinë në vitin 1980. Pas vdekjes së tij në 1991, në moshën 45-vjeçare, nga komplikimet e lidhura me SIDA-n, Mercury ia la shtëpinë shoqes së tij Mary Austin. Rikujtojmë, se këngëtari legjendar do të rikthehet në skenë, si hologram. Ylli i ndjerë i “Queen” ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare në vitin 1991 nga pneumonia bronkiale e shkaktuar nga SIDA.

Por ai mund të performojë përsëri si një rekreacion digjital. Kompania që menaxhon katalogun të Freddie ka paraqitur një markë tregtare për emrin e tij në realitetin 3D dhe virtual. Dokumentet ligjore tregojnë se emri është regjistruar për përvoja 3D virtuale, të shtuara dhe të përziera të realitetit dhe “mjedise virtuale”. Së fundmi një piano madhështore që dikur i përkiste Mercury-t u shit për mbi 2.2 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s.

E blerë në vitin 1975 dhe e importuar në Angli nga Japonia, Yamaha G2 u përdor nga këngëtari i Queen për të kompozuar këngën e tij “Bohemian Rhapsody” po atë vit. Dhe jo vetëm piano, rreth 30,000 artikuj në pronësi të Mercury u shitën në ankand për 50.4 milionë dollarë. Pak kohë më parë është raportuar blerja e rradhës. Dikush ka paguar plot 189,000 dollarë për të zotëruar një mini krehër Tiffany and Co, të cilin këngëtari i Queen-it e përdori për të krehur mustaqet e tij.