Bota

Del në shitje shtëpia e vërtetë e Barbie!

Një shtëpi si ajo e Barbie ka dalë në shitje për 1.1 milionë dollarë. Banesa ndodhet në Uiskonsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka 7 dhoma gjumi, 4 tualete dhe është e lyer me rozë, jashtë dhe brenda.

Prona është mbi 500 metra katrorë dhe është ndërtuar në vitin 1990. “Ky pallat rozë mahnitës është ëndrra e çdo vajze”,- lexohet në reklamën e pronës.

Rikujtojmë, se filmi Barbie” është filmi me fitimet më të larta në arkat vendase këtë vit, duke i hequr kurorën “Super Mario Bros”. Sipas vlerësimeve të studios, “Barbie” ka fituar 575.4 milionë dollarë në arkat e Amerikës duke kaluar shifrën e Marios prej 574.2 milionë dollarësh. Kapërcimi i “Barbie” në krye ishte më i shpejtë se ai i “Mario”, duke arritur titullin rekord në vetëm 34 ditë që nga publikimi i tij. Marios, Luigi-t dhe grupit të tij iu deshën 138 ditë për të kaluar kufirin prej 574.2 milionë dollarësh në Shtetet e Bashkuara.