Showbiz

Demi Lovato turpërohet publikisht nga ish i fejuari

Pak ditë më parë Demi Lovato shokoi publikun duke konfirmuar ndarjen nga i fejuari Max Ehrich. Ata i dhanë fund vetëm 2 muaj pas propozimit të aktorit.

Arsyeja e ndarjes së tyre ishte ish-mikesha e Demit, Selena Gomez. Në një seri postimesh në Twitter të Max që dolën në sipërfaqe pas shumë vitesh ai thonte se Selena as që krahasohej me Demi Lovaton as për pamjen e jashtme e as për talentin në muzikë e aktrim.

Kjo bëri që Lovato t’i jepte menjëherë fund lidhjes së saj pasi të gjithë menduan se kishte gjetur dashurinë e vërtetë. Nuk mbaroi gjithçka me kaq pasi mbrëmjen e kaluar nisi drama online.

Max Ehrich postoi një shkrim të shkurtër në Insta Story ku tregonte se është i lumtur që më në fund mbylli një tjetër kapitull në jetën e tij. Tashmë do të fokusohet vetëm tek gjërat pozitve, tek Zoti dhe tek karriera e tij.

Burime pranë këngëtares 27-vjeçare treguan për “Daily Mail” se ajo ndihet e turpëruar nga këto fjalë të ish-it të saj dhe e ka shumë të vështirë ta besojë që ai mund të shkuajë diçka kaq të hidhur.

Kujtojmë se gjatë marrëdhënies së tyre ata ishin të pandarë, kudo bashkë dhe i bënin dedikime romantike njëri-tjetrit në Instagram.