Fashion Health & Beauty

Dëshironi të ndryshoni flokët tuaj por jeni në dilemë të vazhdueshme?! Ky artikull ju vjen në ndihmë…

Nëse ende po përballeni me pasojat e një prerje të dështuar flokësh që provuat gjatë karantinës ose nëse thjesht jeni mërzitur plotësisht nga pamja juaj dhe keni nevojë për një ndryshim, vera është koha e përkryer për të dalë nga rutina e flokëve tuaj dhe për të guxuar me modele.

Në ditët e nxehta të verës ndjesia e flokëve të ngjitura në qafën e djersitur është me të vërtetë e bezdisshme. Edhe nëse qëndroni gjatë gjithë kohës në plazh, sërish dëshironi një pamje më ‘chic’ që të kombinohet me rrobat tuaja të banjos. Nuk ka nevojë të kesh ndonjë talent të madh për të realizuar modele të rehatshme, por njëkohësisht të dukesh bukur.

Moti i ngrohtë nënkupton tradicionalisht flokë më të lehtë, më të shkurtër, por këtë verë dhe jo vetëm ka një risi të tendencave të guximshme dhe emocionuese ku mund të eksperimentoni.

Konkretisht, trend-et e flokëve të këtij viti janë:

1. Flokët ngjyrë mjalti

Kjo ngjyrë e ngrohtë e flokëve është një trend jashtëzakonisht i popullarizuar.

2. Flokët me dy nuanca ngjyrash

Kjo tendencë duket veçanërisht e mrekullueshme te flokët kaçurrelë dhe do të dukeni shumë të veçanta gjithashtu.

3. Flokët “ylber”

Trend-et tona të ngjyrave të flokëve reflektojnë edhe gjendjen shpirtërore. Ngjyrat e ylberit dhe të pastelit, me këtë prerje flokësh janë “goditja” e duhur kështu që çfarë prisni?!

4. Trend-i “The Single Streak”

Ne të gjithë i dimë ngjyrat klishe të flokëve, por çfarë mendoni kur shikoni që trend-i i ri është pikërisht kjo foto më poshtë, një brune zeshkane ku në anën e majtë të flokëve ka disa fije të zbardhura. Epo, trend-i është trend!

5. Ngjyra e argjendtë

Disa njerëz të famshëm kanë “përqafuar” trend-in e flokëve gri dhe është një zgjedhje veçanërisht e shkëlqyeshme nëse po kërkoni të fshihni disa thinja.

6. Flokët shumëngjyrëshe

Pse të kufizoheni vetëm në një nuancë rozë? Nëse ju pëlqen të eksperimentoni me ngjyrat e flokëve, përdorini të gjitha nuancat e ngjyrës rozë në flokun tuaj. Na besoni, është në modë!

7. Ngjyra e kuqerremtë

Ekuilibri perfekt i toneve të kuqe dhe kafe. Kjo tendencë e ngjyrës së flokëve gështenjë është një zgjedhje solide për brunet që kërkojnë të shtojnë pak ngrohtësi në pamjen e tyre.

8. Flokët me fije bjonde

Fijet bjonde ishin në trend në vitin 2020 dhe ngelen akoma një trend edhe për këtë vit. Ju vajza që keni këtë ngjyrë flokësh qëndroni kështu!

9. Flokët gështenjë-kafë

A tha dikush dimension?! Nëse doni diçka komplet ndryshe, duhet të provoni këto ngjyrë të flokëve, e cila është ekuilibri perfekt i biondes së ndritshme dhe gështenjës së ngrohtë.

10. Flokët me nuancat e kafes

Nëse keni flokë natyrale ngjyrë kafe të errët dhe dëshironi t’i ndriçoni ato pa bërë asgjë drastike, provoni të shtoni disa fije të arta. Kjo ngjyrë sjell shkëlqim rreth fytyrës suaj.

https://www.instagram.com/p/CDh9ICRhwCR/?utm_source=ig_embed&ig_rid=93595461-ef22-4a94-84df-8da4d9ac83de