Celebrities Gossip Showbiz

Detaji në videoklipin e këngës që tregon se partnerja ruse e Don Xhonit ka marrë mbiemrin e tij!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projektet më të fundit në fakt padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ ka disa muaj që ka publikuar EP-në e tij të parë (mini- album) dhe projektin solo ‘Rruga’. 

Para vetëm disa orëve ai ka sjellë një tjetër surprizë e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje është videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana e veshur si nuse. Jo vetëm fakti se dyshja shfaqen më të afërt se kurrë në disa prej skenave, por modelja na ka konfirmuar jo vetëm ribashkimin, por na shton dyshimet se mund të jetë martuar me Don Xhonin pasi ka bërë tatuazh në dorën e saj ‘Mrs. Isufi’ (Zonja Isufi, mbiemri i reperit) dhe në gishtin e martesës ka të vendosura dy unaza floriri.

Krahas kësaj, Ariana ka shkruar:

Jemi të lidhur përgjithmonë

Rikujtojmë se, Don Xhoni dhe Ariana e kanë bërë lidhjen e tyre publike para dy vitesh, por dyshja jo vetëm që u ndanë, por madje kjo e fundit u martua me një tjetër djalë. Mirëpo, duket se ‘zemra nuk i ndahet’ nga reperi dhe menjëherë pas divorcit është rikthyer me të.

Mrs.Isufi nuk është tatuazhi i parë që Ariana i ka dedikuar Don Xhonit, pasi në krahun e saj ka të gdhendur të gjithë portretin e tij.