Celebrities Gossip Lajmet e fundit Music Showbiz

Dhurata Dora shumë shpejt në një bashkëpunim muzikor me artistin e huaj!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj të fundit, i cili është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Elvana Gjata dhe titullohet ‘Gajde’ e deri më tani ka arritur më shumë se 10 milion klikime në platformën YouTube. E duket se vetëm në kaq pak kohë Dhurata ka gati projektin e saj të ri muzikor. Së fundmi bukuroshja me anë të një video të postuar në Instastory duke improvizuar një pjesë nga kënga e re ka treguar se do të jetë një bashkëpunim, por këtë herë me një këngëtar gjerman, i cili është Luciano. Kënga e re do të publikohet ditën e nesërme në orën 23:59, por titulli i këtij bashkëpunimi ende nuk është zbuluar.

Kujtojmë se Dhurata ka ripostuar në ‘Instastory’ suksesin e një prej këngëve të saj që është bashkëpunimi me reperin e famshëm ndërkombëtarisht Soolking. ‘Zemër’ është padyshim një super hit që edhe pse ka tre vite nga publikimi sërish vazhdon të rritet me klikime dhe së fundmi ka arritur 700 milion klikime. Këtë e ka bërë me dije vetë Dhurata me një postim në ‘Instastory’, ku dhe ka lajmëruar se mund të sjellë një tjetër bashkëpunim me reperin.