Celebrities Gossip Showbiz

Dikush po pretendon se është djali jashtëmartesor i Jay-Z madje ka edhe një kërkesë për reperin!

Një 30-vjeçar pretendon se është djali jashtëmartesor i Jay-Z dhe ka akuzuar reperin se ka abuzuar me sistemin ligjor për më shumë se një dekadë për të shmangur testin e atësisë. Rymir Satterthwaite ka luftuar për të provuar se Jay-Z emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter është babai i tij biologjik që kur ishte 21-vjeç dhe ai tani po e çon atë betejë në Gjykatën e Lartë në një përpjekje për të zbardhur çështjen dhe për të detyruar reperin për të bërë një test të ADN-së.

Rymir Satterthwaite, tha se nuk do të ndalet derisa fituesi i 24 çmimeve “Grammy” të pranojë ekzistencën e tij dhe këmbëngul se kjo është gjithçka që ai dëshiron prej tij. Rymir, nga New Jersey, këmbënguli se nuk dëshiron asgjë më shumë se të shohë drejtësinë në vend dhe se ai nuk do të ndalet para asgjëje për të siguruar që kjo të ndodhë. Ai shtoi se nuk dëshiron asgjë nga reperi miliarder përveç se ta pranojë atë si djalin e tij.

Në një letër për DailyMail, avokatët e Jay-Z mohuan pretendimet e Rymir, duke theksuar:

Akuzat janë shqyrtuar më parë nga gjykatat dhe janë hedhur poshtë.

Satterthwaite pretendon se nëna e tij, Wanda, u lidh me reperin 53-vjeçar në fillim të viteve 1990. Megjithatë, Jay-Z, i cili është i martuar me Beyonce që nga viti 2008, e ka mohuar vazhdimisht se ai është babai i Satterthwaite. Me pasurinë e tij totale që i kalon 2.5 miliardë dollarë, Jay-Z , i njohur si Sean Corey Carter, është reperi më i pasur edhe këtë vit. Pavarësisht se nuk kishte bërë turne apo publikim të një kënge të re, reperi legjendar kryesoi listën e Forbes.