Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Disa ‘pëllumba’ erdhën dhe na treguan se nga Rita Ora dhe Taika Waititi së shpejti kemi dasmë!

Këngëtarja e njohur Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi thuhet se po planifikojnë martesën e tyre së bashku. Thashethemet e fejesës rreth çiftit kanë qarkulluar prej disa kohësh, teksa pohonin se regjisori i ‘Thor’ i ka propozuar në gjunjë artistes natën e Krishlindjes. Por duket se nuk ishte kështu, miqtë e Ritës kanë zbuluar nuk kishte asnjë unazë dhe se dyshja po planifikojnë një martesë të thjeshtë shumë shpejt për të formalizuar marrëdhënien e tyre.

Nga burime të sigurta thuhet se dy yjet do të lidhin kurorën sapo të marrin pushimet, nga agjenda e tyre e ngjeshur. Këngëtarja sapo ka përfunduar “The Voice of Australia”, teksa ishte juri, ndërsa regjisori Taika është i zënë duke punuar në një numër filmash. Burimi tha se:

Nuk ka asnjë unazë. Ata thjesht u afruan gjithnjë e më shumë dhe përfundimisht i thanë njëri-tjetrit pothuajse në të njëjtën kohë: ‘Unë dua të martohem me ty’. Është vërtet romantike.

Ata vazhduan të pohonin se dyshja e dashur planifikojnë të bëhen burrë e grua jashtë vendit, përpara se të zhvillojnë një festë të madhe në Londër me të gjithë miqtë e tyre të famshëm. Ndërkaq, sipas ekspertes së gjuhës së trupit Karen Donaldson, Rita Ora dhe Taika Waititi kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Karen ka analizuar fotot e fundit të çiftit duke përshkruar forcën e një marrëdhënieje. Rikujtojmë, se së fundmi regjisori Taika Waititi, ka dhënë një intervistë për ‘WIRED’, ku ka folur në tërësi për karrierën dhe jetën e tij private. Ndër të tjerash, ai në një moment ka thënë se shpesh njerëzit e ngatërrojnë për homoseksual.