Lifestyle Love & Sex Sex

Disa të vërteta që duhet të dini rreth spermës!

Në ditët e sotme, burimet e informacionit janë të pafundme, ashtu si dhe mundësia që këto të fundit të jenë të rreme është e pafundme. Shumë gra dhe burra besojnë një mori mitesh rreth seksit, por më poshtë do të lexoni disa të vërteta për spermën.

Ja çfarë duhet të besoni dhe çfarë jo:

1. Jetëgjatësia dhe kushtet në të cilat sperma jeton

“Ndryshe nga mikrobet, spermatozoidet asgjesohen në kushte të caktuara atmosferike. Ekspozimi në ujë (për shembull në një vaskë) ndryshimi i pH, ndryshimet e temperaturës, etj bëjnë që sperma të mos jetë e aftë të udhëtojë drejt vezës e ta fekondojë atë.

2. Çfarë e dëmton spermën?

Marihuana, alkooli dhe pirja e duhanit janë treguar se reduktojnë pjellorinë mashkullore. Veç tyre, të qëndruarit për një kohë të gjatë në xhakuzi apo në vaska me ujë të nxehtë ndikon në prodhimin e spermës.

3. Jo, nuk duhet gëlltitur!

Sperma përmban proteina, si dhe sheqerna që veprojnë si një burim energjie që lejon spermatozoidin të notojë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kjo është lëndë ushqyese për organzimin e njeriut.

4. Ushqime të caktuara i japin një shije dhe aromë karakteristike

Njësoj si urinës dhe shpargujt i japin një aromë të rëndë spermës, por për fat të keq nuk ekzistojnë ushqime që i japin një erë të mirë. Sperma është lëngu që penisi i mashkullit nxjerr gjatë ejakulimit. Edhe pse ekzistojnë shumë mite që kanë treguar të mirat e spermës, ka disa vërtetime shkencore që i suportojnë këto gojëdhëna. Sperma përmban shumë përfitime për shëndetin e lëkurës dhe vetëm një pjesë e vogël e përbërësve nuk kanë asnjë lloj efekti.

Vendosja e këtij lëngu në lëkurë apo konsumi i saj mundet të shkaktojë irritimin e një alergjie apo të shtojë mundësinë për sëmundje seksualisht të transmetueshme (SST). Megjithatë, nëse jeni të sigurt për gjendjen tuaj shëndetsore dhe të partnerit, sperma mund të rezultojë efikase.