Celebrities Gossip Showbiz

Diskriminimi ndaj komunitetit LGBTQ+ në Botëror, reagon Bebe Rexha!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, u ndalua në Aeroportin e Los Angelesit së fundmi për një intervistë të shkurtër nga DailyMail. Bukuroshja po udhëtonte në Detroit ku do të këndonte në një koncert gjigant për Ditën e Falënderimeve. Mes të tjerash, Rexha u pyet nga gazetarët se çfarë mendon për diskriminimet e fundit që po iu bëhen komunitetit LGBTQ+, si ai në Kampionatin Botëror apo sulmi që ndodhi në një klub nate homoseksualësh në Amerikë.

“Unë jam një ikonë e komunitetit LGBTQ+”, pranoi ajo para gazetarit, duke thënë se është një mbështetëse ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti.

Thjesht dua të them se është vërtet e tmerrshme ajo çfarë është duke ndodhur tani në komunitetin LGBTQ+ dhe unë dua t’ju them të qëndrojnë të fortë dhe nuk e di, ju dërgoj dashurinë time të gjithëve.

Kur u pyet se cila mendon se është zgjidhja e kësaj, artistja u shpreh se problemi qëndron te urrejtja që sot kanë njerëzit.

Urrejtja, problemi është urrejtja. Fatkeqësisht mendoj se urrejtja po konfuzon dashurinë, mendoj se njerëzit janë shumë konfuzë dhe është vërtet dëshpëruese. Mendoj se ne thjesht duhet të jemi më empatikë dhe të pranojmë të tjerët ashtu siç janë.

Rikujtojmë, se një gazetari amerikan iu refuzua hyrja në ndeshjen e Uellsit me Shtetet e Bashkuara, sepse ai kishte veshur një bluzë që tregonte një futboll me ylber. Marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të paligjshme në Katar, me Mirror Football që zbuloi javën e kaluar se personat LGBT+ në vend po gjurmohen, arrestohen dhe rrihen dhe detyrohen në terapi konvertimi.