Celebrities Magazine Music Pardon My French Showbiz

“Do më fusësh edhe mua se paska dalë bukur?”/Reagimi epik i Kozma Dushit pasi Dj Benito rikrijoi këngën e tij!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” me Jonida Alickolli vjen këtë mbrëmje me një super atmosferë me të ftuarin special DJ Benito, i cili foli më shumë rreth jetës së tij personale, karrierës dhe projekteve të reja që priten të vijnë së shpejti.

Si nisi e gjihtë krijmtaria e tij muzikore, ku kryesisht ai zgjedh këngë të vjetra të repertorit shqiptar ose të krijuara nga banorët e edicioneve të ndryshme të shtëpisë së BBV?

Atëherë, unë jam edhe tip vetë si nostalgjik dhe jam kështu si ‘old school’. Më pëlqejnë këngët, sepse kanë pasur tekst dhe mendoj që atëherë për kushtet që kanë qenë përsa i përket pjesës së sound-it nuk kanë qenë të realizuara mirë, porvokali ka qenë i saktë e perfekt. Edhe unë duke pasur vokalin dhe kushtet që kemi tani, unë mundohem t’i realizoj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Duke qenë se ai ka zgjedhur këngët e Kozma Dushit, ka ndonjë specifikë të veçantë për këtë?

Unë me xhaxhi Kozmain, siç e quaj unë xhaxhi, dikur kemi bashkëpunuar në një restorant në Tiranë edhe besoj që kur ta ndezim (pajisjen) do ta bëj play. Edhe kur më shkoi në mendje për të bërë këtë këngën, e mora në telefon edhe i thashë që kam në mendje të bëj këtë këngën. Që shumica i thojnë “Eja o shoku ynë”, por në fakt është “Lot me ty o djalë” titulli origjinal mos gaboj se kam bërë shumë dhe si mbaj mend të gjitha.

Më tej, ai shtoi:

Më pas, ai më merr dhe më thotë ‘shiko djalë i dashur, unë do ta bëj vetë’. Mirë i thashë dhe unë tek kënga hoqa Kozmain dhe lashë vetëm korin që mos kisha debate për të drejtat e autorit.

Pasi e realizoi këngën, ai ishte ndeshur me Kozmain në një event që kishin organizuar dhe ai kishte dëgjuar versionin e ri të këngës. Dhe më pas Kozmai i kishte thënë:

Do më fusësh edhe mua se paska dalë bukur?