Celebrities Gossip Showbiz

Do të qëndrojë disa ditë larg saj, vogëlushi i Afërdita Dreshaj na emocionon me veprimet e tij!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të këtij viti. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj, siç ka bërë dhe së fundmi me anë të disa Instastory-ve që na ka emocionuar me të vërtetë shumë. Teksa, modelja na ka treguar se do të udhëtojë disa ditë për në Gjermani dhe do të qëndrojë larg djalit të saj, vogëlushi shfaqet duke i tërhequr mamasë së tij valixhen për ta ndihmuar.

Mamin do e marrë shumë malli për ty. Po më ndihmon me valixhen…

Afërdita së bashku me partnerin e saj së fundmi morën një vendim shumë të rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.

Me anë të një ‘bisede online’ ku Afërdita i është përgjigjur pyetjeve të disa prej tyre, ajo ka treguar pak nga planet e së ardhmes për të zgjeruar familjen. Teksa, është pyetur nëse po planifikon të ketë një fëmijë tjetër, ajo ka drejtuar kamerën nga djali i saj, Sky i cili po luante me të atin në ato momente dhe e pyet se sa motra apo vëllezër dëshiron ketë.