Celebrities Gossip Showbiz

“Do vdisja, muajin e parë…”, Romeo dhe Heidi bëjnë planet për fëmijë!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i madh ka organizuar një darkë romantike për Romeon dhe Heidit. Teksa filluan të bisedonin dhe të njihnin më shumë njëri-tjetrin ata përmendën edhe planet për të pasur një fëmijë.

Romeo: Moj nuk po tallem.

Heidi: Çfarë?

Romeo: Do vdisja për një fëmijë.

Heidi: Po, edhe unë. Një ditë…

Romeo: Nuk po them muajin e parë. Kur mendon t’i për shembull?

Heidi: Kur të jetë risk…

Romeo: Muaji ne parë…

Heidi: Po jo pra…

Romeo: Nuk do mbetemi kalamaj gjithë jetën o zemra. Do ndryshojmë pak tani.

Heidi: Duhet të rritemi sepse fëmija të rrit.

Romeo: Po ja do pres edhe një vit ose dy, çfarë ndryshoi? E kam seriozisht.

Heidi: Ndryshon.

Romeo: Çfarë ndryshon?

Heidi: Të ndryshon jeta, ke përgjegjësi.

Ndërkohë që ka qenë në oborr me Rozën dhe është shprehur se spektaklin e së martës po e pret me padurim për të sqaruar gjithçka, Jetmiri ka shkuar në dhomën e gjumit, ku ka biseduar me Meritonin dhe Françeskën. Banori i BBV3 është shprehur se ka vendosur që të largohet nga programi dhe se kjo është e patjetërsueshme.