Celebrities Showbiz

Dojna Mema zbulon një nga gjërat më tërheqëse tek Vlashenti dhe nuk mund të ishim më dakord se kaq!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Më datë 1 prill çifti kurorëzoi dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram. Ajo ndau me ndjekësit një sërë fotosh ku vetë mban një kostum të bardhë, teksa Vlashenti është i veshur me të zeza.

Secili prej tyre mbante një buqetë me lule të bardha në duar. Të veshur shumë bukur dhe me stil, Dojna gjithashtu ndau një tjetër foto ku dukej certifikata e martesës.

Së fundmi Dojna ka postuar në InstaStory, një video të Vlashentit duke shpjeguar dhe një nga gjërat që i pëlqenin më shumë tek partneri i saj dhe që e ‘shtyu’ më shumë drejt martesës. Në videon shihet Vlashenti teksa është duke folur frengjisht dhe krahas potimit, moderatorja shkruan:

Ja kështu e hëngra që u martova me këtë çunin. 

Së fundmi, Dojna ka postuar dhe foto nga siç e cilësoi dhe ajo ‘takimi më i bukur në botë’ teksa ka bërë ekon morfologjike. Çdo gjë po shkon ashtu siç duhet dhe që tani duket se mes çiftit kanë filluar ‘debatet’ se kujt i ngjan më shumë vogëlushi.

Këto janë takimet më të bukura në botë. Sot bëmë ekon morfologjike e cila është shumë e rëndësishme dhe falë Zotit gjithçka është në rregull, madje kemi edhe një pamje më të qartë të tipareve të bebushit. Jemi pak konfuzë se Vlashentit i duket si vetja, ndërsa mua, kopja ime.