Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema na bën ‘sytë zemra’ me foton nga ‘takimi më i bukur në botë’!

Dojna Mema, moderatorja shumë e dashur ka njoftuar së fundmi se është në pritje të ëmbël. E teksa fotot dhe videot nuk munguan, ku Dojna shfaqet më bark të rrumbullakosur, apo duke njoftuar Vlashentin dhe familjen e tyre për lajmin e bukur, një tjetër postim i Dojnës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Pak minuta më parë, bukuroshja shpërndau me ndjekësit një foto që me të vërtetë na i bëri ‘sytë zemra’. Dojna sapo postoi foto nga siç e cilësoi dhe ajo ‘takimi më i bukur në botë’ teksa ka bërë ekon morfologjike. Çdo gjë po shkon ashtu siç duhet dhe që tani duket se mes çiftit kanë filluar ‘debatet’ se kujt i ngjan më shumë vogëlushi.

Këto janë takimet më të bukura në botë. Sot bëmë ekon morfologjike e cila është shumë e rëndësishme dhe falë Zotit gjithçka është në rregull, madje kemi edhe një pamje më të qartë të tipareve të bebushit. Jemi pak konfuzë se Vlashentit i duket si vetja, ndërsa mua, kopja ime.

Ndërkohë, më datë 1 prill çifti kurorëzoi dashurinë e tyre. Lajmin na e dha vetë Dojna përmes postimeve të saj në Instagram. Ajo ndau me ndjekësit një sërë fotosh ku vetë mban një kostum të bardhë, teksa Vlashenti është i veshur me të zeza.

Secili prej tyre mbante një buqetë me lule të bardha në duar. Të veshur shumë bukur dhe me stil, Dojna gjithashtu ndau një tjetër foto ku dukej certifikata e martesës.

Ndjekësit vërshuan në seksionin e komenteve për të shprehur pëlqimin për çiftin e dashuruar. Kujtojmë se pak kohë më parë Dojna bëri me dije se është në pritje të ëmbël. Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, njoftoi disa javë më parë edhe gjininë e bebit. Dyshja së shpejti do të shtojnë familjen e tyre me një vogëlush.