Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni na tregoi një pjesë nga teksti i këngës në bashkëpunim me Erën dhe ne na u duk si dedikim për ish- të dashurën ruse!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi shpesh shfaqet në rrjete sociale duke treguar pak nga përditshmëria e tij dhe në një nga Instastory-t e tij të para disa muajve teksa ka shpërndarë një video ku shfaqet në makinë në sfond duke dëgjuar këngën më të re nga Era Istrefi ‘TKRKT‘. Don Xhoni është siguruar që të kapë pjesën ku bukuroshja thotë: “Po don me investu n’mu si crypto”, ndërkohë që një nga këngët e tij quhet ‘Crypto’ dhe mund ta dëgjoni teksa thotë: ‘He he’.

Pas këtij veprimi, Don Xhoni dhe Era u fotografuan së bashku, gjë që shkaktoi shumë ‘zhurmë’ në rrjet se çfarë i lidh dy artistët. Një bashkëpunim kanë konfirmuar vetë artistët me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Instagram me anë të disa fotove shumë provokuese që duket të jenë shkëputur gjatë xhirimeve të klipit. Dyshja kanë zbuluar gjithashtu se nuk do të duhet të presim më shumë se ditën e enjte të kësaj jave për të dëgjuar surprizën e tyre.

E pak më parë, teksa reperi i hitit ‘Katile’ ka ripostuar foton e tyre së bashku krahas na ka zbuluar pak nga teksti i këngës dhe duke marrë parasysh historinë e tij të së kaluarës me modelen ruse, na bëntë mendojmë se mund të jetë një dedikim për të, por na duhet të presim deri nesër që ta zbulojmë.