Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni dhe Era Istrefi konfirmojnë bashkëpunimin në mënyrën më të bukur!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi shpesh shfaqet në rrjete sociale duke treguar pak nga përditshmëria e tij dhe në një nga Instastory-t e tij të para disa muajve teksa ka shpërndarë një video ku shfaqet në makinë në sfond duke dëgjuar këngën më të re nga Era Istrefi ‘TKRKT‘. Don Xhoni është siguruar që të kapë pjesën ku bukuroshja thotë: “Po don me investu n’mu si crypto”, ndërkohë që një nga këngët e tij quhet ‘Crypto’ dhe mund ta dëgjoni teksa thotë: ‘He he’.

Pas këtij veprimi, Don Xhoni dhe Era u fotografuan së bashku, gjë që shkaktoi shumë ‘zhurmë’ në rrjet se çfarë i lidh dy artistët. Mesa duket asgjë personale, veçse asaj se çfarë mund t’i bashkojë dy artistë dhe është pikërisht muzika. Këtë e kanë konfirmuar vetë artistët me anë të një postimi në llogarinë e tyre në Instagram me anë të disa fotove shumë provokuese që duket të jenë shkëputur gjatë xhirimeve të klipit. Dyshja kanë zbuluar gjithashtu se nuk do të duhet të presim më shumë se ditën e enjte të kësaj jave për të dëgjuar surprizën e tyre.