Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni na tregon një pjesë nga ‘Katile’ dhe duket se i dedikohet ‘zemrave të thyera’!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë. Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe pikërisht këtë na ka paralajmëruar reperi. Disa ditë më parë ai na zbuloi se do të publikojë një këngë me emrin ‘Katile’. E duket se jemi afruar shumë surprizës së Don Xhonit, pasi pak ditë më parë artisti shpërndau një foto ilustruse ku duket ai dhe në një thikë pasqyrimi i portretit të një vajze misterioze. 

E nga ditë në ditë, Xhonatani po na tregon se po i afrohemi publikimit të projektit të tij. Pak orë më parë, reperi postoi një video ku teksa shfaqet duke improvizuar këngën ende të pa lansuar, krahas na ka zbuluar dhe pak nga teksti i ‘Katiles’ që duket se i dedikohet ‘zemrave të thyera’.

Dritë, dritë te unë ke bërë dritë, dritë. S’kam qare pa ta tregu, jena ma t’mirët. Edhe nëse m’merr mu vdekja po du me dit, a ishe kon e lumtur, a ishe mërzit? Ah moj katile, ti moj katile…  

Të gjithë besojmë i mbajmë mend fillimet e reperit nga Drenica, i cili pati jehonën e madhe të tij, që padyshim mund ta quajmë dhe një pikë shumë kyçe të karrierës, me ‘freestyle-t’ e tij në emisionin e Meriton Mjekiqit. ‘Make e pose’ madje u bë fenomeni i TikTok-ut, ku shumë të famshëm madje dhe të huaj e realizuan si sfidë. E pas saj, Don Xhoni u bë një nga artistët më të suksesshëm të tregut muzikor duke realizuar kështu edhe shumë bashkëpunime me këngëtarë të konsoliduar të showbiz-it. Megjithatë, ashtu si asnjë reper tjetër, Xhonatani është i pari që është bërë i njohur nga ‘freestyle-t’.