Celebrities Gossip Showbiz

Kush është fytyra e ‘katiles’ së Don Xhonit?

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lansojë. Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe pikërisht këtë na ka paralajmëruar reperi. Disa ditë më parë ai na zbuloi se do të publikojë një këngë me emrin ‘Katile’. E duket se jemi afruar shumë surprizës së Don Xhonit, pasi pak orë më parë artisti shpërndau një foto ilustruse ku duket ai dhe në një thikë pasqyrimi i portretit të një vajze misterioze. Na mbetet të presim deri në publikimin e videoklipit për të zbuluar kush është fytyra e ‘katiles’ së cilës do t’i këndojë ai.

Të gjithë besojmë i mbajmë mend fillimet e reperit nga Drenica, i cili pati jehonën e madhe të tij, që padyshim mund ta quajmë dhe një pikë shumë kyçe të karrierës, me ‘freestyle-t’ e tij në emisionin e Meriton Mjekiqit. ‘Make e pose’ madje u bë fenomeni i TikTok-ut, ku shumë të famshëm madje dhe të huaj e realizuan si sfidë. E pas saj, Don Xhoni u bë një nga artistët më të suksesshëm të tregut muzikor duke realizuar kështu edhe shumë bashkëpunime me këngëtarë të konsoliduar të showbiz-it. Megjithatë, ashtu si asnjë reper tjetër, Xhonatani është i pari që është bërë i njohur nga ‘freestyle-t’.