Showbiz

Donatella Versace: “Lady Gaga është një person pa vetëbesim”

Sipas stilistes së famshme Donatella Versace, në sytë e saj Lady Gaga ështën një person pa vetëbesim por kjo nuk duhet marrë në një kontekst negativ.

63-vjeçarja ka dhënë një intervistë për revistën “Attitude” ku ka folur për shoqërinë me këngëtaren dhe së fundmi aktoren Lady Gaga. Dyshja janë mikesha të mira prej vitesh dhe kjo është vënë re edhe në shfaqjet e tyre së bashku në tapetin e kuq apo mbështetjen që i japin njëra-tjetrës në platformat sociale.

“Unë e adhuroj atë. Ajo është shumë e ndjeshme dhe pa vetëbesim e kjo gjë më bën ta adhuroj, vetëm një artist i vërtetë është kështu. E shoqërova në premierën e “A Star is Born” ndërkohë që po qante dhe unë i thashë se në fakt duhet të qeshë sepse ja doli” ,-u shpreh Versace.

Të gjithë shpresojnë dhe urojnë që Lady Gaga të nominohet dhe të dalë fitimtare në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” në shkurt të vitit të ardhshëm.