Celebrities Music Showbiz

Dua Lipa nuk di të ndalet! Pas suksesit të “Future Nostalgia”, është gati të sjellë një album krejt ndryshe

Ylli i muzikës Dua Lipa pa “shijuar” ende suksesin e albumit të saj të dytë “Future Nostalgia”, po na ‘servis’ të tretin album.

Planet e saj mesa duket janë mjaft të mëdha dhe këtë po e tregon pas çdo suksesi që ajo korr. Ndërkaq, lajmin e ka bërë me dije bashkëpunëtori i saj, Joe Kentish gjatë një interviste për “Variety”. Ai shprehet se Dua po planifikon nxjerrjen e një albumi të tretë, i cili është mjaft ndryshe nga ai i fundit.

Ajo po fliste për albumin e 3-të kur sapo kishim bërë të 2-in! Ju mbase jeni duke pritur që ajo mund të dojë të bëjë një pushim por Dua thotë “Mirë, çfarë kemi tjetër?” Interesat e saj, njohuritë e saj, etja e saj për të mësuar gjëra të reja dhe për të kontrolluar atë që bën vetëm rritet dhe rritet. Ajo po merr kohë për të realizuar plotësisht albumin nga ana konceptuale, por besimi i saj në vetvete dhe besimi se ajo mund të nxjerrë diçka krejtësisht të ndryshme është i madh.

E ndërsa presim albumin e saj të tretë, le të shijojmë sukseset e saj të deritanishme.