Bota

Duhet të priste 58 vite për të provuar emocionet e të bërit nënë për herë të parë!

Një grua me origjinë nga Ostuni, në provincën e Brindisit në Itali, ka provuar emocionin e të qenit nënë në moshën 58-vjeçare. Në spitalin Perrino ajo solli në jetë një vajzë të shëndetshme, e cila peshon pak më shumë se 2.3 kilogramë. Shefi i repartit Paolo Amoruso, i cili e ndoqi nënën gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, që u bë e mundur nëpërmjet fekondimit artificial tha se:

Kemi mundur ta çojmë këtë shtatzëni pothuajse në muajin e nëntë të shtatzënisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë. Ngjarja e orëve të fundit është edhe më unike, nëse mendojmë se bëhet fjalë për një paciente 58-vjeçare dhe gjithçka shkoi shumë mirë. Ne jemi repart i nivelit të dytë, ndaj jemi mësuar të kemi fëmijë edhe më të vegjël. Kjo e porsalindur është absolutisht në përputhje me moshën e shtatzënisë.

Nëna dhe fëmija do të mund të shkojnë në shtëpi në ditët në vijim. Në pritje të tyre është babai i ri, i cili është 63 vjeç. Nuk është hera e parë që në spitalin e Perrinos lindin fëmijë të nënave në moshë më të madhe se mesatarja, dy vite më parë një grua 56-vjeçare solli në jetë një fëmijë.

Rikujtojmë, se një grua ka bërë xhiron e rrjetit pasi ka shpërndarë një video duke sjellë në jetë djalin e saj në ujërat e Oqeanit Paqësor. Josy Peukert, 37 vjeçe, postoi video nga dita e lindjes së saj në bregun e Playa Majagual, Nikaragua. Ajo e lindi foshnjën pa ndihmë mjekësore, pasi kishte refuzuar ekot gjatë gjithë shtatzënisë. Foshnja Bodhi Amor Ocean Cornelius lindi më 27 shkurt.