Celebrities Gossip Showbiz

E acaruar me paparacët Jennifer Lopez i “përshëndet” ata me gishtin e mesit!

Së fundmi diva e muzikës pop Jennifer Lopez ka bërë bujë për shkak të një incidenti me paparacët. Në një foto të kapur nga fotografët, këngëtarja shprehu zhgënjimin duke bërë një gjest të vrazhdë me gishtin e saj. Incidenti ndodhi ndërsa Lopez ishte me partnerin e saj, regjisorin e njohur Ben Affleck, në një nga vizitat e saj në McDonald’s.

Edhe pse kamerat kapën momentin kur Jennifer bëri gjestin e saj drejt paparacëve, është e paqartë se çfarë e shkaktoi reagimin e saj. Ngjarja ka ngjallur opinione dhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale dhe në media. Disa mbështesin J.Lo për mbrojtjen e privatësisë së saj, ndërsa të tjerë kritikojnë gjestin e saj.

Së fundmi po qarkullojnë thashetheme se martesa e artistes me Affleck është në krizë. Dyshja e njohur thuhet se po përballen me vendime shumë të vështira në prindërimin e përbashkët, pasi kanë fëmijë nga martesat e tyre të para. Një burim për In Touch tha se:

Faza e muajit të mjaltit ka mbaruar. Sigurisht, ata janë ende të dashuruar marrëzisht, por janë nën një presion të madh me angazhimet e punës dhe në qendër të vëmendjes dhe bashkimin familjar.

Ndërkaq, rikujtojmë se Lopez ka folur gjithashtu së fundmi për procesin e saj të lindjes dhe se si ndikoi në vetëbesimin e saj. Ndërsa merrte pjesë në ‘Daytime Beauty Aëards’, 53-vjeçarja prezantoi një çmim për trajneren e saj, Tracy Anderson, duke ndarë ndikimin që ajo kishte në fizikun dhe vetëvlerësimin e saj në vitet që kishin punuar së bashku.