Celebrities Gossip Showbiz

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez në prag divorci?! Mesa duket muaji i mjaltit mbaroi…

Së fundmi po qarkullojnë thashetheme se martesa e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez është në krizë. Dyshja e njohur thuhet se po përballen me vendime shumë të vështira në prindërimin e përbashkët, pasi kanë fëmijë nga martesat e tyre të para. Një burim për In Touch tha se:

Faza e muajit të mjaltit ka mbaruar. Sigurisht, ata janë ende të dashuruar marrëzisht, por janë nën një presion të madh me angazhimet e punës dhe në qendër të vëmendjes dhe bashkimin familjar.

Megjithatë, një burim i afërt me çiftin ka deklaruar se Affleck së fundmi ka qenë shumë i afërt me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Garner, me të cilën ka edhe fëmijë. Burimi shtoi:

Ben dhe Jennifer Garner janë shumë të afërt. 

Megjithatë, një burim tjetër tha se Affleck dhe Garner janë në komunikim të hapur dhe të dy po punojnë për ta bërë këtë tranzicion sa më të mirë për fëmijët e tyre. Affleck dhe Garner u ndanë në vitin 2015 pas dhjetë vitesh martesë. Aktori më pas ka rindezur marrëdhënien e tij me Jennifer Lopez, me të cilën u martua korrikun e kaluar, gati dy dekada pasi u takuan për herë të parë.